Koronavirusi ka mbërritur në Shqipëri, janë konfirmuar 10 raste të prekura, dhe janë marrë masat e nevojshme për parandalimin e epidemisë. Ditën e djeshme u lajmërua se proçesi mësimor do të pezullohet deri me datë 23 Mars dhe sot është bërë e ditur se qeveria shqiptare ka vendosur ta lërë pushim prindin kujdestar që ka fëmijët në sistemin parauniversitar dhe që punon në shtet.
Në vendimin e qeverisë, publikuar nga "fox.web" thuhet se e njëjta kërkesë do iu shtrohet dhe sipërmarrësve private.
"Caktimin e datave 10 deri 23 mars ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet,arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.
Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve që të gjejnë mundësinë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1 të këtij vendimi", shkruhet ne vendimin e qeverise.

