Koronavirusi ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më tani janë konfirmuar 10 raste të prekura. Ky virus ka prekur çdo aspekt të jetës dhe janë marrë masa të larta sigurie për të ndaluar perhapjen e epidemisë. Kampionati shqiptar i futbollit do të vazhdoje sipas kalendarit por për t'u shmangur turmat e mëdha të njerëzve, ndeshjet do të luhen pa tifozë.
Komiteti i Emergjencës në Federatë, pas komunikimeve zyrtare me Këshillin e Ministrit, vendosi që ndeshjet të zhvillohen me dyer të mbyllura për të shmangur rrezikun nga Koronavirusi.
Te hënën dy ndeshjet e fundit të javës së 26 të superligës Vllaznia – Partizani dhe Skënderbeu – Kukësi u luajtën pa tifozë.
Burimi: "tvklan.al"
