Nga Shqipëria / E Martë 10 Mars 2020, 13:01

'Edhe unë mund të jem infektuar', Shefi i Urgjencës tregon pse mund të mos e dimë që kemi virusin

Në një deklaratë për mediat, shefi i urgjencës Skënder Brata, ka bërë me dije se thirrjet në numrin 127 janë trefishuar. Ai deklaron se 80% e njerëzve që infektohen nuk shfaqin simptomat prandaj dhe mund të mos e dimë që kemi virusin.

"Është trefishuar numri në 127, 80% e njerëzve që nuk shfaqin simptoma. Ato që shfaqin simptoma kurohen në shtëpi në 90% të rasteve. Kemi pasur raste të gripit. Si mund t'i përgjigjemi këtij rasti? Ka një shpërndarje të shpejtë? Po, ka. Duhet të rrimë në shtëpi. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm të rrimë në shtëpi, atë që bëri bota ta bëjmë ne, e ndaloi Kina, u izolua gjithandej, ka 1-2 raste në ditë dhe mendohet se deri në fund të muajit të dalë nga gjendjam , i mori masat edhe Italia, filloi izolimi. Nuk ka rrugë tjetër. I lutem qytetarëve që të izolojmë daljet, distancat me një metër nga njëri-tjetrin, duhet shumë bashkëpunim. Nuk ka mjekim. Është si puna e gripit. Nuk ka medikament specifik. Ka nevojë për trajtim. Protokolli i higjienës, ajrimi, izolimi në dhomë në shtëpi nëse jeni të infektuar. Për fat të mirë koronavirusi përhapet me spërkla dhe jo në ajër. Nuk e di edhe unë mund të jem infektuar askush nuk e di", u shpreh Brataj.