Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në një deklaratë për mediat ka njoftuar se ka shkuar në 10 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Ajo ka bërë me dije se deri më sot janë testuar 114 raste të dyshuara, prej të cilave 10 kanë rezultuar pozitive.
"Deri sot janë testuar 114 raste të dyshuar, prej të cilëve vetëm 10 janë pozitiv. Ato që kanë qenë dje babë e bir, 6 që janë konakte të këtyre të sëmurëve dhe dy raste të reja të palidhura me këto raste. Një që është i shtruar në Infektiv dhe ka një histori udhëtimi në Milano një ditor, dhe një në spitalin e Durrësit", bëri me dije zv. ministrja Rakacolli.
Po ashtu ajo ka treguar se për personat e dyshuar po merret si masë karantinimi i detyrueshëm. Ajo bën thirrje që njerëzit të kenë kujdes dhe të evidentojnë daljet e panevojshme nga shtëpia, të evidentojnë hapësirat publike me shumë njerëz dhe transportin publik.
