Pas konfirmimit të rasteve të para me Koronavirus në Shqipëri, proçesi mësimor u pezullua për 2 javë. Ky pezullim do të ndikojë më së shumti te maturantët që po përgatiten për provimet.
Ministrja e Arsimit Besa Shahini, përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar se gjatë periudhës së ndërprerjes së proçesin mësimor, maturantët duhen të punojnë me librat e Maturës Shtetërore.
Postimi i plotë i ministres së Arsimit:
Për maturantët:
Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, punoni me librat e Maturës Shtetërore, që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019.
Këta libra ju vijnë në ndihmë për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në këto teste.
Matura Shtetërore, Gjuha Shqipe dhe Letërsia:
Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje:
