Nga Shqipëria / E Martë 10 Mars 2020, 09:09

Koronavirusi në Shqipëri/ Erion Braçe bën thirrje: Nëse ke ardhur nga Italia, vetëkarantinohu

Mbrëmjen e djeshme Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë konfirmuar katër raste të reja me Koronavirus, duke shkuar kështu në gjashtë numri i të prekurve ng koronavirusi në Shqipëri. Tre prej rasteve janë familjarë të dy personave të parë të infektuar.


Ndërsa i infektuari i gjashtë është një djalë i ri, i cili kishte shkuar në Milano vetëm për disa orë për të parë dajën e shtruar në spital. Duke marrë shkas nga ngjarja deputeti Erion Braçe bën thirrje që çdo njeri që është kthyer nga Italia të vetëkarantinohet.

Në një postim në Instagram ai shkruan: 'NJEREZ NESE KENI QENE NE ITALI DY JAVET E FUNDIT RRINI NE SHTEPI!
MOS DILNI! MOS SHKONI NE KAFE A RESTORANTE!

INFEKTONI TE TJERE KESHTU!

Ky virus shfrytezon fort menyren tone te jeteses;
E DIME MIRE, NE JEMI POPULL SHUME SOCIAL, “BEHEMI SHUME” ME NJERI TJETRIN!

I infektuari i 6-te eshte nje dale i ri qe ka shkuar vec per disa ore ne Milano,
“per te pare dajen e shtruar ne spital atje”!!!!!!!!!! Vec kaq pak eshte dashur!

Pastaj dashuria e madhe per njeri tjetein ketu e perhap me qef virusin!

Ndaj,
NESE KE QENE NE ITALI, VETEKARANTINOHU!
RI NE SHTEPINE TENDE!
SHPETON VETEN DHE GJITHKEND QE DO! Beje tani!'

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on