Italia është një ndër vendet më të prekura nga Koronavirusi, i cili fatkeqësisht po përhapet me ritme të shpejta. Deri tani numri i të infektuarve është mbi 8.000 persona dhe 465 viktima.
Gjendja është alarmante prandaj dhe kryeministri italian gjatë një konference për shtyp ka bërë me dije se që nga nesër, e gjithë Italia do të jetë në karantinë kundër Koronavirusit dhe lëvizjet janë të ndaluara.
“Nuk do të ketë më një zonë të kuqe. Masat kufizuese shtrihen në të gjithë Italinë. Lëvizjet do të jenë të mundshme vetëm për arsye të punës, domosdoshmërisë apo shëndetit. Numrat na tregojnë se ne kemi një rritje të madhe të njerëzve nën kujdes intensiv dhe për fat të keq edhe të personave që kanë vdekur. Zakonet tona duhet të ndryshohen tani: të gjithë duhet të heqim dorë nga diçka për të mirë të Italisë. Ne duhet ta bëjmë atë menjëherë dhe do të kemi sukses vetëm nëse të gjithë bashkëpunojmë dhe përshtatemi me këto rregulla më të rrepta. Stop të gjitha ngjarjet sportive”- tha Conte.
Burimi: "Top Channel"
