Nga Shqipëria / E Hënë 9 Mars 2020, 22:10

Mbajti meshë për 500 njerëz, prifti në Uashington i prekur nga Koronavirusi

Rev. Timothy Cole, Rektori i Kishës Katolike në Uashington, ka zbuluar ndërmjet një emaili për famulltarët e tij, se ka rënë viktimë e Koronavirusit. Prifti rezultoi pozitiv ndaj testit, një javë pasi kishte mbajtur meshë për më shumë se 500 njerëz.

Në emailin e tij ai shkruante: 'Tani mund të konfirmoj që jam individi [në Uashington, D.C] i cili testoi pozitivisht për koronavirusin. Të gjitha shërbimet dhe takimet në Kishën e Krishtit janë pezulluar deri në njoftimin e mëtejshëm.'


Kryetari i Bashkisë D.C Muriel Bowser rekomandoi këdo që ka vizituar kishën të vetëkarantinohet për dy javë. Prifti për momentin êshtë në Spitalin Universitar të Georgetown.

Burimi: "thesun.com"