Për parandalimin dhe përballimin e epidemisë së Koronavirusit në Shqipëri, Bashkia e Tiranës ka marrë një sërë masash. Gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave të Bashkisë së Tiranës, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ka bërë të ditur një sërë vendimesh, në lidhje me dasmat, varrimet, konviktet dhe transporti.
Përsa i përket transportit ai u shpreh se ka nisur dezinfektimi i autobusëve por jep këshillë që të ecim ose të përdorim biçikletën. “Kemi filluar të marrim disa masa sa i takon edhe transportit publik. Po dezinfektojmë rrugët dhe autobusët, megjithatë më lejoni të sqaroj diçka: Njeriun nuk e inf ekton as rruga, as autobusi, por njeriu in fekton njeriun. Këshilla që dha sot kryeministri për higjienë personale është ABC-ja e rezistencës ndaj kësaj sfide që na ka ardhur në Tiranë. Ne po bëjmë dezinfektimin e rrugëve, e autobusëve, po një këshillë që vlen për të gjithë është ose të ecim, ose të përdorim biçikletën”, tha Veliaj.
Për konviktet, Veliaj lajmëroi pezullimin e konfikteve deri në momentin kur të rinisë proçesi mësimor: “Ka lindur nevoja që të shpjegoj një rregull që vlen si për shkollat, kopshtet e çerdhet, po ashtu edhe për konviktet. U kërkoj drejtoreshave të konvikteve që të komunikojnë se konviktet nuk do të funksionojnë. Pra, do të aplikojnë udhëzimin e qeverisë dhe urdhërin e Bashkisë së Tiranës për t’i mbyllur deri në datën 3 prill.”
Për dasmat, përveç çiftit dhe dëshmitarëve nuk do të lejohen njerëz të tjerë: “Kam dhënë një porosi që në të 27 njësitë tona, përveç çifteve që detyrimisht duhet të celebrohen me dë shmitarët e tyre, çdo prani e tepërt familjarësh, kushërinj, dasmorësh, të ruhet për një moment tjetër. Nuk është ky momenti.”
Për varrimet, duhet të shmangen zakonet e dhënies së dorës: “Ka disa aktivitete që tipikisht menaxhohen nga Bashkia e Tiranës siç janë shër bimet fun erale. Ka disa tradita shumë të mira shqiptare që ne shkojmë, bëjmë për njëri-tjetrin. Duke qenë se jemi në një situatë eme rgjente, duhet të shmangim zakonet e dhënies së dorës në tu bime të mëdha, kur ngush ëllojmë dikë, do të gjejmë mënyra të tjera për të shprehur ke qardhjen. Do të duhet që në çdo shërbim funeral, si në Sharrë, edhe në Tufinë, të këshillojmë familjarët që ky nuk është momenti për të bërë ritualin e dhënies së dorës.”
