Nga Shqipëria / E Hënë 9 Mars 2020, 17:05

'Femrave u jepja më shumë uiski se ujë', reagon deputeti: Hedhin baltë mbi njeriun e ndershëm

Para pak ditësh një deklaratë e mbajtur nga një prej deputetëve të opozitës parlamentare, Kostaq Papa, bëri xhiron e rrjetit. Teksa po përpiqej të jepte një mesazh për gratë në kuadër të 8 Marsit, ai rikujtoi dhe rininë e tij, një kohë kur me flokë kaçurrela dhe me para, iu jepte femrave më shumë uiski se ujë.

“Të gjithë duhet të jemi pak xhentelmenë meqë kanë ndodhur disa gjëra në lidhje më fëmrat periudhën e kaluar. Fëmrave duhet t’u kërkojmë ndjesë dhe kur kemi të drejtë. Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për fëmrat sepse në rininë time, të gjitha fëmrat që më janë afruar mua kur kisha dhe kaçurelat por kur kisha dhe paratë, kanë pirë më shumë uiski ose pije të mira se sa ujë. Faleminderit”, shprehej ai.

Pasi deklarata bëri xhiron në rrjet, depueti ka reaguar. Ai shprehet se fjalët e tij janë nxjerrë nga konteksti.

“Heqin një fjali nga konteksti dhe bëjnë futboll me të dhe përpiqen të hedhin baltë mbi njeriun e ndershëm që kërkoi të kontrollohen tenderat e korrupsionit.

Thjeshtë rrjetet donin një rast qoftë dhe fjali xhentilese dhe u bënë bashkë ujqër e çakenj që e kanë rrjepur këtë popull e as duan t’ia dinë për integrimin e vendit në BE, por vetëm ta grabitin e shqiptarët ti lënë barkthatë e bukë me listë që ti kontrollojnë dhe të tjerët të emigrojnë!

Zoti dhe e drejta është me shqiptarët! Zoti dhe e drejta është me Deputetin Kostaq Papa që s’ka prekur e nuk do prek asnjë lekë publike. E keqja e shqiptarëve vjen nga shqiptarët.

Mallkuar qofshin ata që pengojnë integrimin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët! Ky shekull është i Shqiptarëve! SHQIPËRI ATDHEU IM ! Falenderoj gjithë ata që nuk pranuan të bëhen pjesë e këtij skenari antishqiptar, tradhtar e poshtërues”, është shprehur Kostaq Papa.