Nga Shqipëria / E Hënë 9 Mars 2020, 17:05

Urdhër i ri: Ndalohen lëvizjet në këto kufij të Shqipërisë

Pas konfirmimit të rasteve të para të prekura nga Koronavirusi në Shqipëri, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka marrë masat e nevojshme për parandalimin e epidemisë. Të gjitha lëvizjet me mjetit e transportit detar nga të gjitha portet drejt Italisë së Veriut janë të ndaluara. Po ashtu të gjitha lëvizjet me mjetet e transportit detar të pasagjerëve dhe/ose mjeteve në Linjën Durrës-Ankona- Durrës dhe Durrës-Trieste-Durrës.

Njoftimi i plotë:

Njoftim i rëndësishëm në lidhje me COVID-19 dhe mjetet e transportit detar për/nga Shqipëria dhe Italisë.

Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ju njoftojmë se:  Ndalohen të gjitha lëvizjet me mjetet e transportit detar nga të gjitha portet drejt Italisë së Veriut;  Ndalohen të gjithë lëvizjet me mjetet e transportit detar të pasagjerëve dhe/ose mjeteve në Linjën Durrës-Ankona- Durrës dhe Durrës-Trieste-Durrës.  Të gjitha mjetet e transportit detar që kanë destiancion Portet e Hapura të Republikës së Shqipërisë nuk do ju lejohet zbrita e ekuipazhit nga anija në portet përkatëse.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar menjëherë Kapiteneritë e Porteve, Portet e Republikës së Shqipërisë dhe Agjensitë Detare për zbatimin e këtij kufizimi për mjetet e transportit detar nga portet e sipër përmendura, deri në një njoftim të dytë.