Nga Shqipëria / E Hënë 9 Mars 2020, 16:04

Në kërkim të një kure, studiuesit ofrojnë 3500 paundë për t'u infektuar nga Koronavirusi

Koronavirusi, me epiqendër fillimisht Kinën, është përhapur në shumë vende të botës, duke përfshirë dhe Shqipërinë. Shkencëtarët dhe studiuesit nga mbarë bota po punojnë në gjetjen e një kure. Në Londër, studiuesit britanikë të qendrës "Queen Mary BioEnterprises Invention" po reketurojnë 24 njerëz për studim. Këto njerëz do të paguhen 3500 paundë për t'u infektuar me virusin e ri, në mënyrë që studiuesit të punojnë për gjetjen e një vaksine mbrojtëse.

Ata do të injektohen me dy llojet më të dobëta të virusit vdekjeprurës, të cilat do iu shfaqin simptoma në frymëmarje. Injeksioni i krijuar nga kompania "Hvivo" do të testohet te pacientët, të cilat më pas do mbahen dy javë në karantinë për të parë nëse është i suksesshëm.

Rreth 35 vaksina të tjera janë në zhvillim e sipër dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka premtuar 46 milion shtesë në luftën kundër koronavirusit. Sidoqoftë ekspertët janë shprehur se një vaksinë nuk ka gjasa të aprovohet në kohë për të ndaluar epideminë aktuale.

Burimi: "Daily Mail"