Nga Shqipëria / E Hënë 9 Mars 2020, 15:03

'Do krijohen klasa virtuale', Besa Shahini jep detajet: Nxënësit do mësojnë nga shtëpia

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një deklaratë për mediat tha se nxënësit do të punojnë nga shtëpia nëpërmjet krijimit të klasave virtuale deri më datën 23 mars, datë kur do pritet një urdhër i dytë për vazhdimin apo jo të mësimit.

Besa Shahini: Si Ministri e Arsimit shqetësimi ynë kryesor është humbja e orëve të mësimit dhe kam frikë se nuk do mund t’i zëvendësojmë në shkollë të gjitha orët mësimore, duke marrë parasysh edhe humbjen e orëve të mësimit nga tërmeti.  Për këtë arsye jemi duke bërë një plan për të gjithë drejtorët e shkollave të cilët do të drejtojnë mësuesit të rrinë në kontakt me prindërit dhe t’i japin instruksione nxënësve nga shtëpia. Fatmirësisht rrjetet sociale këtu na ndihmojnë shumë sepse prindërit i kemi në grupë ëhatsappi me mësuesit e fëmijëve të tyre ku mund të komunikojnë rregullisht që të orientojnë fëmijët të punojnë nga shtëpia. Po shqyrtojmë të bëjmë selfie video, pra nëse ka pyetje për një leksion të caktuar mësueja mund të bëjë një video me përgjigjet dhe ta shpërndajë në grup. Kjo është një nga format e shumta që po shqyrtojmë të cilat do fillojmë t’i aplikojmë që nesër. Pra do krijojmë klasa virtual nëpër telefona. Kam një porosi për të gjithë nxënësit, sidomos ata të shkollave të mesme dhe studentët. Duhet të mësoni në shtëpi, të bëni detyrat siç iu thonë mësuesit.