Nga Shqipëria / E Hënë 9 Mars 2020, 12:12

Rrethohet Infektivi, policia largon gazetarët dhe operatorët

Godina e Shërbimit Infektiv te QSUT është rrethuar nga forcat e policisë. Në këtë godinë po trajtohen dy persona të infektuar me koronavirus dhe një person i tretë i dyshuar. 

"Ora News" raporton se policia ka larguar gazetarët edhe operatorët nga oborri i i godinës së Shërbimit Infektiv.

Ky vendim erdhi fill pasi aty mbërriti Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Policia vendosi menjëherë një perimetër sigurie. Urdhri i ndalimit u mor për median dhe të afërmit e pacientëve që gjenden të shtruar atje.