Nga Shqipëria / E Diel 8 Mars 2020, 23:11

Donte vetëm një foto, reperi i njohur godet fansen në koncert

Reperi 28 vjeçar i nominuar për Grammy, DaBaby, është filmuar teksa ka gjuajtur një fansa gjatë një koncerti të shtunën mbrëma. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jonathan Kirk po shkonte drejt skenës teksa një grua është munduar t'i tërheqë vëmendjen dhe ta fotografojë.

DaBaby nuk e ka pritur mirë këtë lloj vëmendjeje dhe ka reaguar dhunshëm. Ai e ka goditur gruan me grusht në fytyrë dy herë rradhazi. Pas këtij momenti gruaja nuk është ndjerë mirë dhe është zmbrapsur ndërkohë që reperi ka vazhduar rrugën drejt skenës.

Burimi: "Daily Mail"