Përhapja e Koronavirusit me shpejtësi në shumë vende të botës i ka alarmuar padyshim të gjithë. Shteti fqinj Italia është vendi më i goditur nga Koronavirusi në Europë. Numri i të vdekurve ka kaluar mbi 230 persona ndërsa 5.883 janë të infektuar.
Qeveria po përpiqet të parandalojë përhapjen e Koronavirusit dhe më shumë se një e katërta e popullsisë është vendosur në karantinë të detyrueshme. Kryeministri Giuseppe Conte ka firmosur një dekret pas mesnatës, ku shprehet se të paktën 16 milion njerëz të jenë karantinë në rajonin e Lombardisë dhe gjithashtu në 14 provinca deri me datë 3 prill.
"Për Lombardinë dhe për provincat e tjera veriore që kam listuar do të ketë ndalim për të gjithë që të lëvizin brenda dhe jashtë këtyre territoreve dhe gjithashtu brenda të njëjtit territor. Ne duam të garantojmë shëndetin e qytetarëve tanë. Ne e kuptojmë se këto masa do të imponojnë sakrifica, ndonjëherë të vogla dhe ndonjëherë shumë të mëdha”, tha kryeministri Giuseppe Conte.
Burimi: "yahoo.com"

