Nga Shqipëria / E Diel 8 Mars 2020, 21:09

Gjest sensibilizues, Policia e Vlorës ndalon qytetaret dhe u dhuron lule

Me rastin e festës së 8 Marsit, Policia e Vlorës ka nderuar dhe respektuar gruan si dhe ka shpërndarë mesazhe sensiblizuese për ta trajtuar femrën si të barabartë në shoqëri dhe për t'i thënë STOP dhunës.

Punonjësit e policisë kanë dalë në qytet dhe iu kanë dhuruar lule grave dhe vajzave të qytetit të Vlorës. Po ashtu kanë shpërndarë broshura për burrat me mesazhe kundër dhunës.

Disa nga mesazhet janë:

“STOP dhunës ndaj grave, ato janë arkitektet e vërteta të shoqërisë!

“Jepi fund dhunës ndaj grave dhe vajzave. Unë zgjedh të jetoj pa dhunë!

…Mos dhunoni të ardhmen e shoqërisë! Vetëm një BURRË I VOGËL mund të përdorë dhunë ndaj gruas për t’u dukur një burrë i madh”…

“Për çdo abuzim ndaj grave, denonco në Polici.Dhuna është e patolerueshme!
DENONCO te Komisariati Dixhital dhe numri 112!

“Fjalët falënderuese që thoni sot, përsëritini për gjithë vitin. Jeta nuk do kishte kuptim pa FEMRAT!

“Mos ki turp të shkosh në Polici. Dhuna nuk parandalohet me heshtje, ngrije zërin, denoncoje atë!

Burimi: "Top Channel"