Nga Shqipëria / E Diel 8 Mars 2020, 21:09

'Ku i gjete firmat e shtrenjta?', Alesia Bami e thotë troç në emision

Modelja dhe moderatorja Alesia Bami mund të konsiderohet padyshim si një ndër vajzat më të suksesshme, ndonëse në një moshë të re. Ajo është komentuar shpesh për jetën e luksit, veshjet e shtrenjta dhe udhëtimet.

E ftuar së fundmi në emisionin "E diell", në rubrikën "Trotuar", Alesia ka treguar se pas gjithçkaje qëndrojnë prindërit. Modelja është shprehur se prindërit e kanë mbajtur gjithmonë me të mira.

“Ne gjithmonë kemi një hall, që kur shohim një njeri të veshur mirë themi: Ku i gjeti ky këto? Por unë që kur kam qenë e vogël me kanë mbajtur ata të shtpiësë me gjithë të mirat, nuk kam kaluar nga këtu-këtu, i kam ngjitur shkallët avash avash. Unë kam pak veshje të firmave, sepse në përditshëmri vishem me Adidas”, u shpreh Alesia.