Nga Shqipëria / E Diel 8 Mars 2020, 17:05

Robert Berisha kujton periudhën e errët që kaloi nëna e tij pas operacionit

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka uruar nënën e tij këtë 8 Mars. Ai ka publikuar një foto pranë së ëmës në Instagram dhe krahas saj i ka shkruar urimin, duke kujtuar dhe një periudhë të vështirë në jetën e tyre.

Fotoja është realizuar pas lindjes së Reneesë dhe nëna e tij Teuta, kishte kaluar një periudhë të errët në jetën e saj, një operacion dhe i ishte nënshtruar terapisë. Megjithatë Roberti tregon se pavarësisht kësaj, e ëma ishte e fortë dhe e lumtur.

"Urime Mami 8 Marsin! Këtu kemi dalë 1 orë pasi lindi Renee, ke qenë shëndoshë e mirë edhe pse pas operacionit që pate dhe kimioterapisë, prapë se prapë e lumtur ke qenë edhe shumë e fortë...ishalla të kam mirë edhe plot vite të tjera Mamiqi im...Urime 8 Marsin! Të dua", shkruan Roberti.