Nga Shqipëria / E Diel 8 Mars 2020, 16:04

Bleona bën namin me këngën e re, ja mesazhi që u jep vajzave dhe grave

Bleona ka publikuar më në fund ditën e sotme projektin e shumëpritur "Haters", për të cilin ka punuar gjithë këtë kohë. Bleona e ka publikuar këtë këngë pikërisht sot me rastin e Festës së 8 Marsit, sepse përcjell një mesazh.

"E kam shkruar këtë këngë për të gjitha gratë e forta! Mos lejoni askënd dhe asgjë t'ju pengojë së realizuari ëndrrat tuaja", shkruan Bleona. 

Në klip, këngëtarja shfaqet me një look shumë modern dhe trendi.

Për këtë projekt, Bleona ka bashkëpunuar edhe me Bes Kallakun i cili këndon në një pjesë të këngës.