Nga Shqipëria / E Diel 8 Mars 2020, 14:02

'Mos dhuno nënën e fëmijëve të tu', vajzat e gratë në protestë

Ditën e sotme për 8 mars, gratë kanë marshuar me pankarta në duar për të protestuar për të drejtat e tyre dhe barazinë gjinore. Marshimi i tyre ka përfunduar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. “Jemi gra, duam të drejta” , “Heshtja jote i jep pushtet dhunës”, “Mos dhuno nënën e fëmijëve të tu”, janë disa nga mesazhet sensibilizuese.

Më pas vajzat e gratë janë mbledhur tek Drejtoria e Policisë dhe do të marshojnë në drejtim të kryeministrisë.