Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Mars 2020, 22:10

Humbën vëllain, motrat surprizojnë mësuesen heroinë: Je nënë e dytë

Në qendër të historisë që çeli puntatën e sotme në "Dua të të bëj të lumtur" ishte dashuria dhe përkushtimi i palodhur i mësuesve ndaj nxënësve. Mësuese Rilinda ishte ftuar në program nga dy ish-nxënëset e saj, Matilda dhe Esmeralda. Motrat kishin zgjedhur “Dua të të bëj të lumtur” për ta falenderuar mësuesen për dashurinë dhe përkushtimin që kishte shfaqur ndaj vëllait të tyre të ndjerë, Edlirit.

Edliri në fëmijëri ishte prekur nga poliomeliti dhe fatkeqësisht kishte mbetur i paralizuar. Mësuese Rilinda kishte këmbëngulur që Edliri të ndiqte shkollën si të gjithë bashkëmoshatarët e tij dhe kishte marrë përsipër edukimin e tij.

Motrat rrëfyen se mësuese Rilindaa e kishte përkrahur Edlirin deri në ditën që ai kishte ndërruar jetë. “

Ke qenë më shumë se një mësuese për ne, ti ke qenë një nënë e dytë. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për ne dhe për Edin!”, ishte mesazhi i motrave për mësuesen. Ndërsa mësuesja u shpreh se Edliri kishte qenë një djalë i rrallë dhe i mungonte shumë.