Loredana bëri namin me këngën e re "Angst", përmes të cilës ka shpërthyer ndaj mediave që e kanë përfshirë në skandale dhe gjithashtu ka përmendur ish-bashkëshortin Mozzikun.

"Një skandal çdo ditë, por më përshtatet mua…Ik q*** gazeta Bild, ik q*** gazeta Blick, dhe 20 minuten gjithashtu. Mozzik, ti je babai i vajzës time, kështu që lëri komentet e tua, relaksohu. Unë kurrë nuk do ta tërhiqja babain e fëmijës sim në një pisllëk, sepse njoh respektin", këndonte Loredana.

Pak më parë, Loredana ka bërë një tjetër deklaratë në Instagram ku shprehet ‘nuk shet njeri për të fituar simpatinë e njerëzve’.

“Unë jam këtu për të bërë muzikë dhe jo për të fituar simpatinë e njerëzve. Faleminderit të gjithëve që më përkrahin dhe të gjithëve që thjesht më urrejnë pa arsye. Në të ardhmen do të ketë vetëm këngë me humor të mirë. Ps: Unë nuk shes asnjë njeri, që të fitoj simpatinë tuaj, flisni keq për mua sa të doni, në fund në të gjithë marrim atë që e meritojmë", shkruan Loredana.
View this post on Instagram
