Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Mars 2020, 19:07

'Natë e egër', paparacët kapin mat këngëtaren shqiptare me të dashurin e ri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është përherë në vëmendje të mediave për lidhjet e saj të dashurisë. Së fundmi po përflitet se Rita është në një lidhje me yllin e televizionit, Joey Essex. Dyshja janë fotografuar bashkë nga paparacët në shtëpinë luksoze të këngëtares.

Sipas "The Sun", Rita dhe Joey kaluan një 'natë të egër' në lokalet e natës në Londër dhe më pas në 4 të mëngjesit u fotografuan teksa hynin në shtëpinë e këngëtares.

Gjatë rrugës për në shtëpi kanë ndaluar për të tymosur cigare dhe kanë qëndruar për pak orë. Më pas Essex hipi brenda automjetit të Ritës dhe u drejtuan tek shtëpia e saj.

Dyshja u fotografuan tek hynin në shtëpinë e Ritës ku qëndruan atje për 13 orë dhe më pas Essex u largua.