Kledi Bahiti, kompozitori shumë i pëlqyer nga publiku e që qëndron pas shumë hiteve të njohura, është në një histori dashurie e cila është zbuluar sot.

Burime për "RevistaWho.Com" bëjnë me dije se Bahiti është në një lidhje me prezantuesen e sportit në RTSH, Pejana Elezi.

Lidhjen e tyre e konfirmon edhe fakti që Pejana e ka vendosur në profilin e saj në Instagram foton me kompozitorin.


Nuk dihen ende më shumë detaje për historinë e tyre.

Kledi Bahiti është i angazhuar së fundmi në jurinë e spektaklit “Jeho” në “Top Channel”.





