Ish-Miss Shqipëria, Suada Sherifi prej kohësh është tërhequr nga jeta publike. Dikur një nga vajzat më të komentuara ndërsa sot Suada po shijon jetën në privatësi.

Madje Suada e ka mbyllur profilin e saj në Instagram ku ndiqet nga mijëra fansa dhe tani po mban një llogari private ku vetëm miqtë e të afërmit e ndjekin.

Por çfarë ka ndodhur me Suadën gjatë kësaj kohe? "Balkanweb" bën të ditur se Suada aktualisht po jeton në Dubai dhe ka vendosur ta jetojë jetën e saj në këtë vend luksoz, larg Shqipërisë.






