Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Mars 2020, 15:03

Zbulohet surpriza: Bleona sjell këngë me Bes Kallakun

Bleona Qereti gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë duke punuar për një projekt të ri muzikor të cilin më në fund shumë shpejt do e dëgjojmë të gjithë. "Haters" mban titullin kënga që vjen surprizë nga Bleona për Festën e 8 Marsit.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vetë Bleona e cila godet fenomenin e komenteve negative ndaj personave të famshëm. 

Siç ajo vetë ka zbuluar përmes fotove të postuara në Instagram, në klip do të shfaqet me një look shumë modern, plot shkëlqim e luks.

Për këtë projekt, Bleona ka bashkëpunuar edhe me Bes Kallakun i cili do të këndojë në një pjesë të këngës.

Na mbetet të presim edhe 1 ditë për publikimin e "Haters", një këngë që e rikthen Bleonën fuqishëm.