Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Mars 2020, 13:01

Truproja e tij u prek nga Koronavirusi, reagon ashpër Salvini: Ata që urojnë vdekjen time...

Koronavirusi, me epiqendër në Kinë, është përhapur në shumë vende të botës, duke përfshirë dhe Italinë. Së fundmi një ndër truprojat e politikanit italian Matteo Salvinit, është prekur nga virusi dhe lajmi është përhapur me shpejtësi kudo.

Pas lajmeve dhe komenteve të ndryshme që qarkullojnë ka reaguar dhe Salvini, i cili ka treguar se janë të shumtë njerëzit që i urojnë vdekjen por për t'iu shuar kureshtjen, ai është shumë mirë.

“Jam shumë mirë, nuk kam patur kontakte me personin që rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit. Ata që urojnë vdekjen time përmes postimeve në rrjetet sociale nuk meritojnë gjë tjetër vetëm se një buzëqeshje”, është shprehur kreu i Lega Nord në një postim në Instastory.