Ditën e djeshme një grua 50 vjeçare u soll nga karantina e spitalit të Lushnjës drejt QSUT-së në Tiranë. Ajo kishte dy ditë që ishte kthyer nga Italia dhe kishte shfaqur simptoma të ngjashme me Koronavirusin si si vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje artikulacionesh.
Burime nga Top Channel kanë bërë së fundmi me dije se shtetasje me iniciale M.V nga Vlora nuk është mbartëse e Koronavirusit. Fatmirësisht analizat e saj kanë rezultuar negative. Deri më sot Shqipëria rezulton e paprekur nga virusi.
