Nga Shqipëria / E Premte 6 Mars 2020, 23:11

Erdhi nga Italia, gruaja dyshohet për Koronavirus dhe izolohet në QSUT

Një grua e moshës 50 vjeçare është sjellë nga karantina e spitalit të Lushnjës drejt QSUT-së në Tiranë. Gruaja ka shfaqur simptoma të ngjashme me Koronavirusin, si vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje artikulacionesh.

Burime nga Top Channel kanë bërë me dije se gruaja kishte dy ditë që ishte kthyer nga Italia, ku jetonte në Padova. Fillimisht ishte ekzaminuar në spitalin e Lushnjës dhe më pas ishte izoluar në katantinë. Ndërkohë së fundmi është transportuar me emergjencë në QSUT pas dyshimeve për Koronavirus.

50 vjeçares po i bëhen ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar është apo jo mbartëse e virusit.

Burimi: "Top Channel"