Dyshja e njohur e reperëve, Mozzik dhe Loredana u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2018. Pas ndarjes si Mozzik ashtu dhe Loredana mundohen të kalojnë sa më shumë kohë pranë vogëlushes dhe publikojnë shpesh video dhe foto me të në rrjete sociale.

Së fundmi Loredana ka publikuar një video të ëmbël të Hanës ku shihet se e vogla është fansja numër 1 e prindërve të saj. Reperja ka filmuar të bijën duke kërcyer me bashkëpunimin e saj me Mozzikun.
Kujtojmë se në këngën e saj të re Loredana tregoi se ka ende respekt për Mozzikun.
“Dhe për Mozzikun, ti je babai i vajzës sime, kështuqë lini komentet tuaja tani! Nuk do e tërhiqja kurrë babain e fëmijës tim në pisllik, sepse ka gjëra si prindërimi dhe respekti. Unë nuk po shes askënd për famë”, shprehet reperja.





