Nga Shqipëria / E Premte 6 Mars 2020, 15:03

Personi më i dashur për Stresin përfundon në spital

Reperi shumë i suksesshëm me hitet e tij dhe ndër më të pëlqyerit nga publiku, Stresi ka njoftuar se personi më i dashur për të ka përfunduar në spital. Bëhet fjalë për vëllain e reperit, Reneon.

Stresi ka postuar një foto nga spitali ku i vëllai shfaqet i shtrirë në dhomën e spitalit, por nuk bën të ditur ç'ka ndodhur.

"Me ty deri në vdekje vëllai im Reneo Lushaj", shkruan Stresi ndërsa fansat janë bërë merak për vëllain e reperit dhe presin një deklaratë nga ai.