Nga Shqipëria / E Premte 6 Mars 2020, 15:03

Nervat në kulm: Fiori Dardha bën sherr me bashkëshortin (Video)

Fiori Dardha, një nga gazetaret më të pëlqyera nga publiku është shumë aktive me postimet e saj në rrjete sociale, ku shpeshherë na tregon detaje edhe nga jeta private. Mbrëmjen e djeshme Fiori dhe bashkëshorti i saj ishin zënë e këtë moderatorja e emisionit "Boom", e tregoi përmes disa videoeve ku çifti shfaqeshin duke udhëtuar me makinë.

Bashkëshorti i Fiorit shfaqej me nerva pas sherrit që kishin bërë ndërsa moderatorja e quante "bashkësherri". 

Çifti darkoi në një restorant, por as aty nuk po i flisnin njëri-tjetrit. Pas disa orësh, Fiori postoi një video ku tregoi se ata nuk kishin qëndruar dot shumë gjatë me mëri ndaj njëri-tjetrit dhe ishin pajtuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xing.al (@xing.al) on