Dukesha e Sussex, Meghan Markle bëri dje daljen e saj të parë publike që pas lajmit të bujshëm se ajo dhe Princi Harry po hiqnin dorë nga posti mbretëror. Meghan tha se ishte 'shumë bukur të kthehej' në Britani.

Çifti shkoi në ndarjen e çmimeve "Endeavour Fund" me makinën e tyre zyrtare. Ata u fotografuan teksa streoheshin poshtë ombrellës derisa mbërritën.

Duka kishte veshur një kostum blu të errët, këmishë të bardhë dhe kravatë blu, ndërsa ish-aktorja amerikane Meghan ishte e veshur me një fustan gurkali shumë elegant nga Victoria Beckham.

Një turmë prej rreth 50 personash ishin në mes të shiut për të parë dukën dhe dukeshën.

Të gjithë sytë ishin te Meghan e cila bëri daljen e saj publike pas lajmit të largimit. Meghan dha çmimin "Celebrating Excellence Award" gjatë këtij aktiviteti dhe tha: "Është shumë bukur të kthehesh. Është viti i tretë që kam pasur fatin të vij me bashkëshortin tim këtu. Kur po shikonim videot e nominimit gjatë gjithë rrugës në Kanada, ne po mendonim se kujt do t'ia japim çmimin? Epo, ne kemi bërë më të mirën".






