Këngëtarja e njohur shqiptare, Hersi Matmuja ishte e ftuar sot në "Rreze dielli", ku gjatë emisionit ka treguar edhe momentin kur bashkëshorti i saj italian i propozoi për martesë. Në këtë moment kaq të bukur, një luleshitës ka ndërhyrë.

“Kur Jakopo po më propozonte, desh e rraha njërin. Ishte nga ata që shesin lule. Ai ishte një moment intim, njeriu duhet ta kuptojë. Kurse unazën e zgjodha vetë. Më tha hajde shkojmë e zgjedhim. Qëndrova te klasikja, te rrethi", u shpreh Hersi Matmuja.

Këngëtarja ka treguar se me partnerin e saj, Jakopo janë takuar në një produksion teatral në Lecce.



