Është arrestuar ish-ylli i Barcelonës dhe fituesi i shumë kupave, Ronaldinjo. Mediat e huaja raportojnë se Ronaldinjo është arrestuar bashkë me vëllain e tij në Paraguaj. Dy vëllezërit kishin hyrë në këtë shtet me pasaporta të falsifikuara.

Ish-kampioni i botës kishte manipuluar kombësinë në pasaportë duke u identifikuar si paraguajan. Ai ishte ftuar nga një biznesmen për të marrë pjesë në përurimin e një kazinoje.

Gjithashtu Ronaldinjo prej disa vitesh ka patur probleme me ligjin për shkak se ka kryer peshkim të paligjshëm.



