Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Mars 2020, 22:10

Burri i ëndrrave: Besniku i shkruan pusulla dashurie Jonidës

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi ishin mbrëmjen e sotme të ftuar në emisionin "Soiree", me Jonida Shehun. Çifti shumë i dashur për publikun kanë folur për njohjen e tyre, martesën, shtatzëninë dhe kanë zbuluar dhe detaje të reja shumë të ëmbla, si pusullat që Besniku i shkruan Jonidës.

"Kush thotë më shumë fjalë dashurie nga ju?", ia ka pyetur moderatorja. Çifti kanë zbuluar se ndryshe nga ç'ndodh zakonisht në ditën e sotme, mes tyre ekzistojnë letrat e bukura të dashurisë.

"Unë, madje dhe i shkruaj. Kur çohem në mëngjes, ia lë një letër në tavolinë...", ka treguar Besniku, ndërkohë që tregimin e tij e ka përfunduar Jonida, duke zbuluar gjestin e ëmbël të bashkëshortit.
"Shkruan mesazhe jo me telefon, por në letra, pusulla", tregoi aktorja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on