Moderatorja shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca, ka fituar zemrën e grupmoshave të ndryshme me ëmbëlsinë që e karakterizon gjatë daljeve në ekran. Së fundmi ajo ka publikuar në Instastory një video ku shihet e rrethuar nga dashuria që një grup fëmijësh i dhurojnë.

Në videon në fjalë Marina merr dhe jep plot puthje dhe përqafime për fëmijët në fjalë, që siç duket i kanë zbukuaruar ditën. Moderatorja e ka shoqëruar këtë video me emoji me sy me zemra duke treguar se momente të tilla e bëjnë shumë të lumtur.







