Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Mars 2020, 18:06

Ndjekësja e akuzon për fotoshop, Arbenita Ismajli nuk ia përton përgjigjen

Modelja e njohur Arbenita Ismajli, është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto nga më të ndryshmet, të cilat marrin të gjithë vëmendjen e ndjekësve të saj.

Së fundmi Arbenita ka postuar një foto e veshur me streçe të bardha dhe me bluzë të shkurtër, veshje e cila i ka nxjerrë në pah format perfekte fizike. Janë të shumta rastet kur personazhet e njohur përfliten për fotoshop dhe së fundmi kjo i ka ndodhur dhe modeles. Arbenita ka pozuar e ulur në shkallë dhe një ndër ndjekëset e ka akuzuar për përdorim fotoshopi.

"Se di sa po e shikon që e ke shtrembëruar qeramikën te dora, edhe te këmba e djathtë e ke lakuar. Na mbytët me këtë profesionizëm", ka shkruar ajo. Ndërkohë Arbenita nuk ia ka përtuar aspak përgjigjen, duke iu kthyer se nuk është faji i fotoshopit, por faji i saj që nuk ka nga ta dijë si janë arkitekturat në Angli. "Kështu është arkitektura e Anglisë zemër, po ku mundesh ta dish ti se", i është përgjigjur modelja.