Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Mars 2020, 17:05

Pas 7 muajsh, këngëtarja e njohur i jep fund lidhjes me të dashurin

Këngëtarja me famë botërore Ariana Grande dhe i dashuri i saj, Mikey Foster, janë ndarë. Ditën e djeshme "US Weekly" ka raportuar se dyshja kanë zgjedhur të ecin në rrugë të ndara dhe së fundmi një burim anonim ka treguar për mediat e huaja se dyshja kanë rreth një muaj që i kanë dhënë fund.

Foster është producenti i këngëve të njohura të këngëtares si "Thank u next" dhe "7 Rings". Ndonëse dyshja nuk e kanë konfirmuar kurrë publikisht, përpos raportit profesional mes tyre kishte lindur dhe romanca. Aludimet filluan para 7 muajsh kur këngëtarja publikoi këngën "Boyfriend".

Ariana dhe Foster janë fotografuar shpesh së bashku dhe një ndër rastet është në Disneyland, ky u fotografuan krah për krahu.