Një nënë monstër në Kroaci ka vrarë djalin e saj 3 vjeç dhe e ka hedhur trupin e tij në lumë, vetëm që ajo të shkonte rehat me pushime.

Chiara Pasic, 33 vjeçe, është dënuar me 33 vite burg, raporton "The Sun".

Chiara akuzohet se e ka mbytur të birin, dhe më pas e hodhi trupin në afërsi të një porti, në qytetin bregdetar të Pulës. I rëndë është edhe fakti që 33-vjeçarja ishte ndihmuar nga një 15-vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur. Kjo e fundit është dënuar me tre vite paraburgim të posaçëm për të rinjtë, në qytetin Pozega, në Kroacinë Lindore.

Pas vrasjes, Chiara Pasic ka telefonuar policinë dhe i ka raportuar se i biri i kishte humbur në një park aty pranë. Por deklarata e saj nuk është besuar nga policia të cilët më pas i kanë nxjerrë të vërtetën.

