Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Mars 2020, 14:02

Helmohen 30 nxënës në Fier, dërgohen me urgjencë në spital, policia jep detajet

Në gjimnazin “Janaq Kilica” ne Fier, 30 nxenes janë derguar me urgjence ne spital, me shenja helmimi, probleme me frymemarrjen dhe keputje e marrje mendsh. Policia e Fierit ka dale me informacionin e pare zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Sipas policise, “paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle”.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Burimi: Panorama