"Tani nuk kemi pse të kemi më frikë. Salva ka një të ardhme tjetër", tha Abdullah, 32 vjeç, babai i vogëlushes Salva, 3 vjeç, video e të cilës bëri xhiron e rrjetit. Javën e kaluar familja arriti shëndoshë e mirë në Antakya të Turqisë. Duke kërcyer në shtëpinë e saj të re, e veshur me fustan rozë, për herë të parë në jetën e saj Salva nuk ka pse të dëgjojë shpërthimet e predhave.
Familja e Abdullahut ishte shumë me fat që u ftuan në Turqi në vend që të paguanin kontrabandistët mijëra dollarë dhe pastaj të shmangnin plumbat e rojeve të kufirit.
Abdullah Mohamed e mbrojti vajzën e tij nga trauma e luftës në Siri duke i shndërruar zhurmat e bombardimeve në një lojë.
Në një video të xhiruar nga babai i saj, Salva tre-vjeçare dëgjonte shpërthimet dhe qeshte. "Kur të vijë bomba do qeshim", shprehej vogëlushja dhe qeshte me të madhe me të atin duke mposhtur frikën.
Burimi: The Guardian

