Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Mars 2020, 00:12

'Tani nuk kemi më frikë', familja siriane që nisi një jetë të sigurtë në Turqi

"Tani nuk kemi pse të kemi më frikë. Salva ka një të ardhme tjetër", tha Abdullah, 32 vjeç, babai i vogëlushes Salva, 3 vjeç, video e të cilës bëri xhiron e rrjetit. Javën e kaluar familja arriti shëndoshë e mirë në Antakya të Turqisë. Duke kërcyer në shtëpinë e saj të re, e veshur me fustan rozë, për herë të parë në jetën e saj Salva nuk ka pse të dëgjojë shpërthimet e predhave. 

Familja e Abdullahut ishte shumë me fat që u ftuan në Turqi në vend që të paguanin kontrabandistët mijëra dollarë dhe pastaj të shmangnin plumbat e rojeve të kufirit.

Abdullah Mohamed e mbrojti vajzën e tij nga trauma e luftës në Siri duke i shndërruar zhurmat e bombardimeve në një lojë. 

Në një video të xhiruar nga babai i saj, Salva tre-vjeçare dëgjonte shpërthimet dhe qeshte. "Kur të vijë bomba do qeshim", shprehej vogëlushja dhe qeshte me të madhe me të atin duke mposhtur frikën.

Burimi: The Guardian