Nga Shqipëria / E Martë 3 Mars 2020, 21:09

Këngëtarja shqiptare qenka bërë nënë dhe nuk dinim asgjë

Ajo u bë shumë e njohur nga bashkëpunimi me reperin Stresi me këngën "Kujtimet". Po flasim për Alborën, këngëtaren e cila ishte e ftuar sot në "Ftesë në 5", ku për herë të parë zbuloi detaje nga jeta personale.

Albora tregoi se është e martuar dhe nënë e një djali.

"Kam një djalë të vogël të cilin nuk e kam treguar asnjëherë sepse jam pak supersticioze. Djali është 1 vjeç e gjysmë. Është një fëmijë shumë i qeshur, që jep shumë dashuri. Është gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë", u shpreh Albora./Xing.al