Aktorja bukuroshe shqiptare e cila u bë e njohur nga seriali "O sa mirë", Erza Ramuka ishte e ftuar së fundmi në "Ftesë në 5". Nisur nga historia e jetës së babait të saj, aktorja 18 vjeçare ka realizuar një film me metrazh të shkurtër dedikuar tërësisht të atit.

Gjatë emisionit, Erza tregoi se babai i saj dikur shiste lëngje e më pas cigare në rrugë.

"Që në moshën 9 vjeçare, jo për të mbijetuar, por për të arritur qëllimet e tij e për t'i treguar familjes që ‘unë ia dal’, babi ka qenë duke shitur lëngje te kufiri, në rrugë, nëpër makina…Kur u rrit filloi të shiste edhe cigare, naftë…jo përmes doganës, jashtë doganës", tregoi Erza.





