Nga Shqipëria / E Martë 3 Mars 2020, 18:06

Vrau të bijën 20-vjeçare, gjykata jep dënimin për babain shqiptar në Australi

Vrasja e Sabrina Lekajt tronditi mbarë opinionin publik vitin e kaluar. 20-vjeçarja u vra nga babai i saj, Petrit Lekaj teksa ndodheshin në makinë. Pak ditë më parë "Daily mail" zbardhi detaje nga gjyqi i mbajtur së fundmi, që zbuloi arsyet që e çuan Lekajn në këtë veprim. Ky i fundit mendonte se e reja kishte nisur përdorimin e drogës dhe po flakte tutje jetën e saj.

Mediat e huaja raportojnë sot se Lekaj është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Adelaides.

Lekaj kishte marrë me vete një thikë 15 cm të gjatë dhe bashkë me vajzën po shkonin të blinin ushqime, kur mes tyre nisi grindja në makinë. Babë e bijë u zunë për stilin e jetesës që kishte nisur të bënte vajza dhe dyshonte se e reja kishte nisur përdorimin e drogës. Lekaj nxori thikën dhe e goditi në stomak të bijën ndërsa ajo po shikonte nga dritarja e makinës. Vajza nisi të bërtiste për ndihmë ndërsa babai e goditi me thikë edhe shtatë herë të tjera, u tha në gjykatë.