Nga Shqipëria / E Martë 3 Mars 2020, 16:04

'Nuk duam Koronavirusin tënd në vendin tonë', i riu kinez sulmohet nga disa persona

Koronavirusi, me epiqendër Kinën, është përhapur frikshëm në shumë vende të botës. Njerëzit janë alarmuar dhe fatkeqësisht për shumicën prej tyre "kinez" do të thotë "Koronavirus", prandaj dhe nuk duan të jenë pranë shtetasve nga Kina, madje ndodh dhe që t'i keqtrajtojnë.

Një rast i tillë ka ndodhur ditën e djeshme në Londër, ku një 23 vjeçar i quajtur Jonathan Mok, nga Kina, është rrahur nga katër burra vetëm për shkak të origjinës së tj. I riu ka treguar se po ecte në rrugën "Oxford" teksa ka dëgjuar zëra që e thërrisnin "Koronavirusi".

Burrat e kanë goditur duke e gjakosur në fytyrë dhe janë shprehur: "Nuk e duam Koronavirusin tënd në vendin tonë".

Burimi: "bbc.com"