Nga Shqipëria / E Martë 3 Mars 2020, 09:09

Ndahet nga jeta prezantuesi i njohur

Producenti dhe prezantuesi i njohur James Lipton, është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme. Lajmin e vdekjes e ka konfirmuar bashkëshortja e tij për "TMZ".

Lipton ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare, në shtëpinë e tij në New York. E shoqja është shprehur për "TMZ", se ai do të mbahet mend gjthmonë si një person që e ka dashur punën dhe që kishte respekt për të gjithë njerëzit me të cilët ka punuar.