Astrologe Meri ishte e ftuar sot tek "Rudina" ku foli për parashikimin e muajit mars i cili siç duket do jetë shumë i mirë në përgjithësi. Meri renditi shenjat nga ajo me më pak fat tek ajo me më shumë fat të cilat mund t'i lexoni më poshtë.
12.Luanët janë në këtë vend sepse këtë muaj kanë disa problematika në çështjet ekonomike. Luanët duhet të përcaktojnë një rrugë të qartë. Do jenë shumë të ndjeshëm. Do vështirësohen marrëdhëniet me të tjerët, por mund edhe të stabilizohen në jetën personale, martohen ose bëjnë kontrata.
11.Gaforret janë në këtë vend sepse Mërkuri i kundërt do i komplikojë çështjet ekonomike ose në marrëdhënie me të tjerët. Do kenë ngatërresa qoftë në çështje ekonomike, qoftë në çështje shpirtëore. Duhet të kenë kujdes nga data 4 deri 10 mars të jenë më të qetë. Do kenë ngarkesë emocionale. Pas datës 20 fillon një periudhë e kushtëzuar ekonomike.
10.Binjakët më në fund dikush do t’i bëjë ‘zap’ në aspektin erotik. Për 2 vjet me rradhë do të jenë shumë të fokusuar në një lidhje. Në çështjet ekonomike ky muaj është pozitiv nëse nuk kanë biznes privat.
9.Demët në këtë muaj jeta e tyre do zbukurohet, por Saturni do t’i vendosë para një përgjegjësie të madhe për të bërë diçka në jetën e tyre sidomos në lidhje me karrierën. Do marrin përgjegjësi shumë të rëndësishme. Pas datës 16 mars përmirësohet gjendja ekonomike.
8.Shigjetarët do shpëtojnë nga problemet psikologjike dhe do ndihen më mirë. Janë në kulmin e energjisë së tyre për të marrë para. Duhet të luftojnë në çështjet ekonomike. Duhet të kenë kujdes në anën shëndetësore.
7.Peshoret janë në këtë vend sepse do i çojnë marrëdhëniet familjare drejt një grindjeje, një revolucioni. Duhet të kenë kujdes të mos nxitohen sepse marrëdhëniet në shtëpi do jenë të nxehta. Çështjet ekonomike do jenë të mira. Do japin vendime dhe asnjë s’do i kundështojë, tha Meri, transmeton xing.al.
6.Ujorët do lakohen shumë këtë muaj dhe do futen në marrëdhënie serioze me të tjerët. Do jetë e vështirë si fillim, por pas dy viteve do ndërtojë një Ujor madhështor. Në dashuri do marrin vendime të rëndësishme. Pas datës 16 do fillojnë romancat private.
5.Virgjëreshët do u plotësohet një dëshirë, bashkëpunime, njohje të rëndësishme. Do merrni shumë me punën e përditshme dhe me çështjet ekonomike. Do luftojnë shumë që figura e tyre të jetë e padiskutueshme.
4.Akrepët do merren me çështjet familjare, do ndërtojnë një marrëdhënie serioze ata që nuk e kanë ndërtuar. Do bëjnë udhëtime, kontakte me jashtë, mbylljen e disa problemeve ligjore. Pas datës 16 do marrin një ofertë të mirë ekonomike.
3.Dashët do kenë qëllime të forta dhe do ushtrojnë shumë presion që të arrijnë atë që duan. Mund të kenë probleme me punën, që vijnë nga stresi i përditshëm. Në datë 24 kur të jetë hëna e plotë do çlirohen nga pengesat.
2.Peshqit duhet të kenë kujdes në kontrata, në marrëveshje, do rregullojnë gabime nga e kaluara. Mund të rregullojnë marrëdhëniet personale. Pas datës 16 do kenë njohje të mira nga ana erotike. Do kenë pak problem shëndetin sepse do mbyllen në vetvete.
1.Bricjapët do çlirohen nga disa detyrime, preokupime, probleme shëndetësore ose vështirësi. Do jetë një periudhë më e ndritshme në lidhje me punën. Do jetë si një etapë e re, si një vit i ri. Ana e punës dhe e parave merr një drejtim pozitiv. Në dashuri do kenë dëshirë për t’u marrë me çështjet erotike. Çlirohen nga dhimbjet ose nga sëmundjet për të cilat janë kuruar./Xing.al
